Larje hesapesh në Francë, granatë në lokalin turk, 12 persona të plagosur
Të paktën 12 persona mbetën të plagosur pasi një granatë u hodh në brendësi të një lokali në qytetin francez Grenobël, bënë të ditur autoritetet lokale.
Ngjarja ndodhi në lokalin e quajtur “Aksehir” dhe si pasojë e shpërthimit dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Motivet e sulmit janë ende të paqarta, por hetuesit dyshojnë se mund të bëhet fjalë për larje hesapesh.
Prokurori i çështjes deklaroi se nga dëshmitë paraprake rezulton se personi i dyshuar që hodhi granatën brenda lokalit ishte i pajisur edhe me një automatik të tipit Kallashnikov.
“Nuk ka të dhëna që të na bëjnë të mendojmë se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Ngjarja është më tepër një akt ekstrem dhune”, deklaroi Francois Touret.
Zyrtari shtoi se hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që episodi të jetë i lidhur me trafikun e drogës.
Autoritetet thanë gjithashtu se persona të shumtë ndodheshin pranë lokalit, në lagjen Fshati Olimpik i qytetit, kur i dyshuari hyri për pak momente në ambientet e brendshme.
Rreth 80 zjarrfikës dhe oficerë policie u vendosën në vendngjarje, e cila mbeti e rrethuar nga shiritat e policisë.
Lokali ishte një pikë ku banorë vendas e të huaj mblidheshin për të parë kryesisht ndeshjet e futbollit. Zona do të mbetet nën mbikëqyrjen e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta