Përplasjet në Parlament, seanca shtyhet për të hënën

13 Shkurt 2025 | 14:41

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe ministrit Taulant Balla teksa ky i fundit ndodhej në foltore.

Deputetët e PD, Flamur Noka dhe Petrit Doda shkulën mikrofonat dhe hodhën shishe me ujë në drejtim të Ballës duke shkëmbyer ofendime mes të në distancë.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali përjashtoi nga punimet deputetin Flamur Noka dhe ndërpreu seancën, ndërsa më vonë u bë me dije se seanca ku do të diskutoheshin dhe votoheshin ndryshime të kodit zgjedhor, u shty për të hënën në orën 10:00.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026