Përplasje fizike në Kuvend: Noka sulmon Ballën, e godet me shishe me ujë

13 Shkurt 2025 | 13:26

Seanca plenare e kësaj të enjteje ishte shoqëruar me përplasje të forta mes deputetëve të opozitës dhe kolegëve të mazhorancës. Përplasitë u agravuan në përplasje fizike, çka solli ndërprerjen e seancës dhe përjashtimin e deputetit demokrat Flamur Noka.

Ishte ky i fundit që u sul drejt ministrit socialist Taulant Balla dhe tentoi ta godiste. Teksa Balla mori fjalën për të replikuar me ish-kryeministrin Berisha, Noka u drejtua drejt foltores, ku goditi ministrin socialist me një shishe uji.

U desh ndërhyrja e Gardës për të normalizuar situatën.

“Ndërpritet seanca dhe jeni të përjashtuar,” tha Spiropali, teksa më herët kishte njoftuar përjashtimin e Flamur Nokës gjatë një incidenti tjetër.

“Merreni këtë, se është i çmendur. Sali, merreni paketoje këtë. Punë të mbarë Sali në opozitë,” u shpreh Balla, ndërsa Garda rrethonte Nokën.

Një incident tjetër ndodhi më herët në seancë, kur deputeti i PD-së Petrit Doda shkuli mikrofonin dhe tentoi të godiste Ballën.

Tensionet në seancë u rritën pas debateve për arrestimin e Veliajt. Kryedemokrati Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama, por akuzoi gjithashtu ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, se kishte marrë 500 mijë euro nga “çunat e Londrës”.

“Në qoftë se ju merrni të vërtetat për fyerje, ky është problemi juaj, por unë i kam deklaruar dhe i deklaroj në mënyrë të përsëritur se Ulsi Manja është në regjistrim, se i kanë dërguar çunat e Londrës 500 mijë euro. Se përveç 500 mijë eurove, Ulsiu kërkon çantën Louis Vuitton,” tha Berisha.

Gjatë replikës që Balla po bëntë me ish-kryeministrin për këto akuza, ndodhi dhe incidenti kur Flamur Noka goditi Ballën me një shishe uji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026