Nga dhuratat e shtrenjta te lulet, si u festua Shën Valentini në Tiranë
14 shkurti shënon Ditën e të Dashuruarve, ose siç njihet ndryshe “Shën Valentini”, një ditë ku njerëzit shprehin dashurinë ndaj njëri-tjetrit përmes dhuratave të ndryshme.
Kryeqyteti këtë të premte u mbush me lule dhe tollumbaca, simbolika tradicionale të kësaj feste për çiftet.
Megjithatë, dashuria nuk shprehet vetëm në një ditë të vetme. Ky çift tregon se prej 35 vitesh, çdo ditë për ta është Shën Valentini.
“Kemi dalë për të blerë një dhuratë,” thotë një qytetar.
“Kemi 35 vite së bashku. Më ka dhënë gjithçka dhe çdo vit jemi të lumtur me katër fëmijët që na ka dhënë Zoti,” shprehet një qytetare.
Qytetarët ndanë dhuratat që kanë marrë dhe dhuruar, ndërsa disa të tjerë ende prisnin surpriza.
Një djalë tregon se ka bërë dhuratë parfume, ndërsa dhurata më e shtrenjtë që ka bërë ka qenë një telefon.
Një vajzë thotë se pret dhurata dhe se një nga më të shtrenjtat që ka marrë ka qenë një byzylyk floriri.
Edhe pse kjo ditë është e njohur në mbarë botën si një festë që kremton romancën dhe dashurinë, origjina e saj lidhet me historinë e Shën Valentinit të Romës. Ai u burgos sepse kurorëzonte në martesë ushtarë që kishin të ndaluar të krijonin familje.
Dita e Shën Valentinit, si një festë e dashurisë, nisi të lulëzojë në oborret mbretërore angleze në shekullin e 14-të, kur mendohet se kanë filluar traditat moderne të saj.
Në shekujt në vijim, festa u popullarizua dhe mori formën që ka sot, me dhurata, lule dhe letra dashurie.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta