English

Historia e çiftit nga Kavaja që u njohën me shkuesi: 42 vite dashuri dhe harmoni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të premte është Dita e Shën Valentinit, ndërsa në “People” në Euronews Albania ishin të ftuar Latif dhe Kimete Skuqi.

- Advertisement -

Ata janë një çift me një histori dashurie të veçantë dhe kanë 42 vite martesë ndërsa ndanë rrugëtimin e tyre të përbashkët, i cili nisi përmes një shkuesie dhe u forcua me dashuri e mirëkuptim.

Njohja dhe fejesa

Latifi, me origjinë nga fshatrat e Kavajës, rrëfeu se ishte 27 vjeç kur u fejua me Kimeten.

“Motra ime ishte martuar në të njëjtin fshat ku jetonte Kimetja. Burri i saj u bë ndërmjetës dhe na prezantoi. Kimetja punonte në kooperativë me motrën time,” tha Latifi.

Nga ana tjetër, Kimetja tregoi se nuk kishte pasur njohje të mëparshme me asnjë djalë, ndonëse kishte pasur kërkesa.

“Unë isha 21 vjeçe kur u martova, kisha shoqe, ndërsa s’kam pasur njohje me asnjë djalë,” tha Kimetja.

Latifi ndërhyn dhe thotë se Kimetja nuk ka treguar asgjë në këtë pjesë, ndërsa ajo këmbëngul se nuk kishte pasur asnjë djalë para Latifit, megjithëse kishte pasur kërkesa.

Kimetja shton se në familjen e saj ishin tre motra dhe tre vëllezër dhe se ajo u martua e fundit, pas pesë të tjerëve.

Latifi kujtoi takimin e parë me vjehrrin e tij para se të shihte Kimeten.

“I kisha parë gjithë vajzat e fshatit, por jo Kimeten. Babai i saj më pa dhe tha: ‘Unë jam dakord.’ Unë iu përgjigja: ‘Po unë që s’e kam parë ende vajzën tuaj, si do bëhet?’ Ai më tha: ‘Ç’të duhet ta shohësh, është vajzë e mirë!’ Më në fund u takuam, pimë kafe së bashku dhe vendosëm të martoheshim.”

Jeta bashkëshortore dhe mesazhi për të rinjtë

Çifti rrëfeu se gjatë 42 viteve të martesës kanë jetuar fillimisht në Kavajë dhe më pas janë shpërngulur në Tiranë.

“Nuk kemi pasur kurrë debate të mëdha, asnjëherë zënka serioze apo dhunë. Latifi ka qenë gjithmonë i qetë dhe i kuptueshëm,” tha Kimetja.

Nga ana tjetër, Latifi u shpreh se Kimetja ka qenë fati i tij dhe se e vlerëson për urtësinë dhe durimin që ka treguar në familje.

“Me mamanë time dhe vjehrrën e saj ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera. I thashë nënës time: ‘Mund të shkosh ku të duash,’ por ajo vendosi të jetonte me ne,” tha ai.

Në fund, çifti dha një mesazh të fortë për të rinjtë e sotëm, duke i këshilluar të mos jenë materialistë kur zgjedhin partnerin.

“Mos shikoni makinat e shtrenjta dhe pasurinë. Gjëja më e rëndësishme është sinqeriteti dhe dashuria e vërtetë,” përfundoi Latifi, mes një dakordësie të plotë nga bashkëshortja e tij, Kimetja.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?