Ish-e dënuara organizon festën e Shën Valentinit për gratë e burgosura

13 Shkurt 2025 | 15:51

Megjithëse data shënon 13 shkurt, në institucionin e vuajtjes së dënimit me burg për gratë në qytetin e Pogradecit, u zhvillua një aktivitet argëtues në kuadër të Shën Valentinit, i mundësuar nga një ish-e dënuar, e cila ofroi një dixhej dhe një koktejl për gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin.

Festa e 14-shkurtit simbolizon dashurinë mes një mashkulli dhe një femre, e cila përfaqëson një ditë të veçantë për çiftet, por që nuk ka penguar gratë dhe vajzat në burgun e Pojskës të Pogradecit të festojnë.

Edhe pse pa partnerë, ato kanë shijuar atmosferën festive, duke marrë dhurata dhe duke kërcyer valle, duke krijuar një moment gëzimi e reflektimi brenda mureve të burgut.

Ato u argëtuan nën tingujt e muzikës. Po ashtu, në këtë ditë të rëndësishme, organizata CFN dhuroi pako për të pranishmet.

Këtë Shën Valentin e feston për herë të parë brenda hekurave të burgut, Martina Pajollari, e cila vetëm dy ditë më parë u dënua me 20 vite burg si e dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e të dashurit të saj, Martin Çeço.

Martina Pajollari ( Djathtas )

Në mesazhin e institucionit të Burgut të Grave shkruhet:

“Dashuria është e vetmja forcë e aftë për të shndërruar qiellin me re në dritë plot shpresë”.

Kjo ngjarje simbolizon jo vetëm një moment feste, por edhe forcën e dashurisë dhe shpresës, edhe në kushte të vështira dhe ditë të tjera plotë argëtim dhe shplodhje do të vijojnë të jenë të pranishme në Institucionin e IEVP Pojskë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026