Aksident me vdekje në aksin Përrenjas-Librazhd, humb jetën një grua

15 Shkurt 2025 | 09:58

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në aksin e rrugës kombëtare Përrenjas-Librazhd.

Burime jo zyrtare bënë me dije se në vendin e quajtur Pishkash në Njësinë Administrative Qukës rreth orës 00.10 janë përfshi në aksident një autoveturë dhe një kamion.

Burime nga vendngjarja konfirmuan se automjeti tip bBenz me targë AA 716 KS me drejtues 34-vjeçarin shtetasin Zef Sinani është përplasur me kamionin me targë SK 3842 BO me drejtues një shtetas nga Maqedonia e Veriut.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një femër dhe ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi i autoveturës. I plagosuri është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Ndërsa viktima është dërguar në morgun e Elbasanit. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara një kthesë të fortë në Pishkash, ndërsa janë dokumentuar provat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026