Autori bërtiti “Allahu Akbar”, prokurorët: Motiv xhihadist për sulmin në Mynih

15 Shkurt 2025 | 11:20

Një burrë afgan i arrestuar nën dyshimet për drejtim të makinës drejt një turme në Munih, duke lënë të plagosur 36 persona, e ka pranuar se e ka kryer sulmin, dhe duket se ka pasur motiv fetar, kanë thënë prokurorët.

Prokurorja publike e Munihut, Gabriele Tilmann, u ka thënë gazetarëve se i dyshuari ka bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) në gjuhën arabe, kur është ndaluar, dhe ajo ka sugjeruar që burri afgan “mund të ketë pasur motiv islamist”.

Një vajzë dyvjeçare është në mesin e dy personave që janë plagosur rëndë në sulmin që ka ndodhur afër stacionit në qendër të Munihut të enjten. Ajo është nën kujdes intensiv.

Edhe tetë persona tjerë janë plagosur seriozisht. Duke përditësuar të dhënat për viktimat, policia ka thënë se 32 kanë qenë burra dhe katër gra.

Për këtë rast është raportuar 10 ditë para zgjedhjeve që do të mbahen në Gjermani, të cilat kanë mbetur në hije nga një mori sulmesh që janë kryer prej imigrantëve.

Dy prej sulmuesve të dyshuar janë prej Afganistanit.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka vizituar të premten skenën e sulmit dhe ka thënë se “brutaliteti i këtij akti na shqetëson dhe na ka tronditur”.

Shefi policor Guido Limmer ka thënë se i dyshuari, i identifikuar is Farhad N, 24 vjeç, është marrë në pyetje për dy orë, pasi e ka kryer sulmin.

Përgjatë marrjes në pyetje, ai i ka treguar policisë që me qëllim e ka drejtuar makinën kah turma e njerëzve, të cilët ishin duke marrë pjesë në një protestë atë kohë.

I dyshuari nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk ka të dhëna që ai ka qenë pjesë e ndonjë grupi xhihadist.

Ai ka arritur në Gjermani më 2016 dhe ndonëse i është refuzuar kërkesa për azil, atij i është mundësuar qëndrimi në Gjermani, meqë ka pasur leje për jetesë dhe punë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026