Rutte: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

16 Shkurt 2025 | 09:18

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e mbajti fjalimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u bëri thirrje anëtarëve evropianë të NATO-s, të dalin me propozime dhe ide konkrete, të shtojnë shpenzimet, të vazhdojnë trajnimi dhe furnizimin me armë.

Ai shtoi se objektivi aktual i vendeve të NATO-s prej 2% shpenzimesh për mbrojtjen ka të ngjarë të zëvendësohet me një shifër shumë të lartë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të thonë se Evropa nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha të shtunën në Konferencën e Mynihut se Evropa do të duhet të bëjë zgjedhje dhe sakrifica të vështira për t’u përballur me kërcënimet ndaj saj dhe për të garantuar sigurinë e saj.

“Duhet të përgatitemi. Do të na duhet të përballemi me ditë të vështira, të marrim vendime të ndërlikuara dhe madje edhe sakrifica të cilat nuk i prisnim deri më tani për të garantuar këtë siguri,” tha zoti Barrot, duke folur para gazetarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026