Nënpresidenti amerikan paralajmëron Evropën për lirinë e shprehjes dhe emigrimin

15 Shkurt 2025 | 09:14

Nënpresidenti amerikan, JD Vance e ka shfrytëzuar fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, më 14 shkurt, për të paralajmëruar që liria e shprehjes duket se po shënon kthim mbrapa në Evropë dhe që çështjet e emigrimit të paligjshëm përbëjnë kërcënim real për kontinentin.

Ndonëse në qendër të vëmendjes së konferencës treditore është nisma e shtyrë përpara nga presidenti amerikan, Donald Trump për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, Vance ka folur për atë që e ka portretizuar si divergjencë të Evropës nga vlerat themelore.

“Kërcënimi që më shqetëson më së shumti për Evropën nuk është Rusia. Nuk është Kina, apo ndonjë tjetër faktor i jashtëm. Unë shqetësohen më shumë nga kërcënimi prej brenda. Kthimi mbrapa i Evropës në disa prej vlerave më themelore”, ka thënë Vance.

Si Trump, ashtu edhe Vance, kanë qenë tejet kritikë në atë që e konsiderojnë si kufizim i fjalës së lirë në Evropë, sidomos sa u përket rregulloreve të Bashkimit Evropian për rrjetet sociale, të cilat synojnë të luftojnë gjuhën e urrejtjes dhe dezinformatat.

“Në Uashington ka ardhur një sherif i ri. Nën udhëheqësinë e Donald Trumpit ne mund të mos pajtohemi me disa qëndrime që kemi, mirëpo ne do të luftojmë që ju të mbroni të drejtën tuaj në sheshe publike”, ka thënë Vance.

“Nëpër Evropë, shqetësohem se liria e shpehjes po shënon kthim mbrapa”, ka shtuar ai.

Vance e ka adresuar edhe atë që e ka quajtur vendim të Evropës për të hapur “derën për miliona imigrantë të paverifikuar”.

Çështja e migrantëve të paligjshëm ka qenë njëra prej temave kyçe të Trumpit në fushatën për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026