SHBA: Paralajmërime për stuhi akulli, Kalifornia përgatitet për përmbytje

13 Shkurt 2025 | 14:00

Autoritetet në Kaliforni kanë lëshuar një paralajmërim për një stuhi që kërcënon të sjellë reshje të mëdha shiu, erëra të forta dhe përmbytje në zonat e goditura së fundmi nga zjarret.

Ndaj qytetarëve iu shpërndanë thasë me rërë, u vendosën varkat e shpëtimit, ndërsa qytetarët u këshilluan që të përgatisin thasë me artikujt më të nevojshëm, raporton AP.

Ndërkohë, qyteti i Portland urdhëroi ndërmarrjet që të mbulonin rrugët me 2000 gallona agjent të lëngshëm për shkrirjen e akullit, ndërsa zyrtarët në Oregon dhe Idaho hapën strehimoret emergjente për t’u përgatitur për borën dhe akullin e parashikuar.

Në Kaliforninë Jugore parashikoheshin rreth 15 centimetra shi në male dhe rreth 7.6 centimetra në zonat bregdetare dhe luginat.

Hidrologu i Shërbimit Kombëtar të Motit, Brent Bauer, thotë se erërat e forta mund të rrëzojnë pemë, të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike dhe të vonojnë fluturimet.

Një paralajmërim evakuimi është lëshuar në Kanionin Mandeville dhe zona të tjera të shkatërruara nga zjarri i Palisades, zjarri më shkatërrues në historinë e Los Anxhelosit.

Shkollat ​​në Malibu thuhet se do të mbyllen sot.

Shiu pasoi stuhitë që sollën reshje të mëdha bore dhe shi në lindje të Shteteve të Bashkuara nga Kentaki në Uashington, duke shkaktuar qindra aksidente trafiku, ndërprerje të energjisë dhe duke rritur rrezikun e përmbytjeve.

Rreth 7,000 fluturime u anuluan ose u vonuan në të gjithë SHBA të mërkurën, duke përfshirë fluturimet nga aeroportet e Uashingtonit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026