“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania ku tha se “Kutia e Pandorës është hapur” dhe se një dekadë surprizuese drejt negativitetit e pret botën.
Duke komentuar shtimin e stokut të armatimeve në Serbi, eksperti Laçi tha se si Republika e Shqipërisë edhe ajo e Kosovës, do duhet të armatosen, pasi tashmë sipas tij janë krijuar precedentët nga vetë presidenti i SHBA-ve Trump, që kufijtë mund të ndryshojnë me anë të dhunës dhe ekziston mundësia e një agresioni serb në veri të Kosovës.
“Serbia ka një valencë të rëndësishme për sa i përket armatimit luftarak, është një shtet që ka krijuar kaos në Ballkan qoftë edhe me shpërbërjen e Jugosllavisë por edhe më tej me provokime në Republikën e Kosovës dhe me organizatat terroriste siç ishte edhe sulmi terrorist në Banjskë.
Dekada që na pret do jetë një dekadë suprizuese, drejt negativitetit. Është hapur “kutia e Pandorës” dhe duket qartë se shteteve shqiptare në Ballkan si në Republikën e Kosovës por edhe në Republikën e Shqipërisë nuk i ka mbetur rrugë tjetër përveçse të armatosen. Sepse mund të kemi një agresion serb në raport me veriun e Kosovës. Precedentët janë krijuar nga vetë Donald Trump i cili e ka të qartë se kufijtë mund të ndryshojnë me anë të dhunës, nuk kemi organizëm ndërkombëtar rregullator i cili merret me uljen e tensioneve dhe praktikisht duhet të mendojmë se si të mbrojmë veten”,-tha Laçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet