Tragjike në Tiranë, i shpëtojnë aksidentit por i përplasën një makinë tjetër
Një 28-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti tragjik në autostradën “Tiranë-Durrës”.
Më të dhimbshëm e bën fakti se 28-vjeçari bashkë me 3 pasagjerë në mjetin e tij sapo ishin përplasur me trafikndarësen e autostradës dhe kishin zbritur nga makina.
Në këto momente ka ardhur një makinë tjeter e cila i ka përplasur 4 personat duke lënë të plagosur 3 prej tyre ndërsa ka gjetur vdekjen 28 vjeçari Gëzim Muçaj.
Ata kanë qenë duke shkuar me një furgon në punë i cili është përplasur. Te 4 personat kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur. 3 të plagosurit janë në gjendje të rëndë te Spitali Traumës në Tiranë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi Gëzim Muçaj, rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin Ismail Laçe.
Për pasojë, shtetasi Gëzim Muçaj ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.
Shtetasi Ismail Laçe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta