Detajet/ U përplasën sa bënë aksident, viktima e 3 të plagosurit po shkonin në punë
Gazetarja e Euronews Albania Sara Demushi sjell detaje tronditëse nga aksidenti që ndodhi në autostradën “Tiranë-Durrës” ku një 28-vjeçar ka gjetur vdekjen dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Viktima dhe 3 të aksidentuarit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë. Pasi furgoni është përplasur kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.
28-vjeçari Gëzim Muçaj ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi Gëzim Muçaj, rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin Ismail Laçe.
Për pasojë, shtetasi Gëzim Muçaj ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.
Shtetasi Ismail Laçe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim