Ekipi i Trump niset në Arabinë Saudite për bisedime mbi luftën në Ukrainë

17 Shkurt 2025 | 09:01

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme Steve Witkoff tha se do të niset për në Arabinë Saudite të dielën me këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz për bisedime lidhur me rrugët për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Deklaratat e tij janë konfirmimi i parë zyrtar për këto bisedime, të cilat do të jenë ndër diskutimet e para të nivelit të lartë midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë ndër vite dhe kanë për qëllim t’i paraprijnë një takimi midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Udhëheqësit ukrainas dhe zyrtarë të vendeve evropiane kanë shprehur publikisht zhgënjimin që zyrtarët amerikanë i kanë përjashtuar ata në disa negociata me rusët.

Nga ana tjetër, zyrtarët ukrainas kanë thënë se nuk janë ftuar në takimin e Arabisë Saudite dhe se nuk do të jenë të detyruar të zbatojnë asnjë marrëveshje që del nga çdo dialog atje.

Zoti Witkoff kundërshtoi idenë se ukrainasit janë përjashtuar nga bisedimet me rusët. Në intervistën për televizionin Fox, ai vuri në dukje se zyrtarët ukrainas u takuan me disa zyrtarë të lartë amerikanë gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih gjatë fundjavës, megjithëse ai nuk tha nëse ukrainasit ishin të mirëpritur në Arabinë Saudite.

“Unë nuk mendoj se kjo ka të bëjë me përjashtimin e askujt,” tha Witkoff. “Në fakt, bëhet fjalë për përfshirjen e të gjithëve.”

Njoftimet e para për negociatat dolën të shtunën dhe sipas tyre në bisedime do të marrë pjesë edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Zoti Rubio pati një telefonatë të shtunën me homologun e tij rus, Sergei Lavrov gjatë së cilës ata diskutuan për konfliktin në Ukrainë, thanë të dyja palët.

Ata ranë dakord për kontakte të rregullta për të përgatitur një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit Trump, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:38 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026