“S’kemi pajisje” Ish-kreu i ushtrisë britanike kundër dërgimit të trupave në Ukrainë

17 Shkurt 2025 | 12:00

Ish-kreu i ushtrisë britanike, Lordi Richard Dannat, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Keir Starmer për të dërguar trupa britanike në Ukrainë, duke theksuar se një vendim i tillë do të kishte një kosto të konsiderueshme.

Në një intervistë për BBC Breakfast, Dannat u shpreh se Britania nuk ka trupat dhe pajisjet e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë.

“Ne nuk kemi numrat dhe pajisjet për të dërguar një forcë të madhe ushtarake për një periudhë të gjatë kohore”. Ai shtoi se duhet të investohet në burime dhe trajnime për të realizuar një angazhim të tillë, duke theksuar se kryeministri është duke bërë atë që është e nevojshme, por deklaroi se ka një çmim për këtë.

Risku sipas ish-ushtarakut qëndron në faktin nëse Rusia thyen armëpushimin dhe sulmon sërish trupat paqëruajtëse që do të vendosen në Ukrainë.

Komentet e Lordit Dannat vijnë pas deklaratave të Starmer, i cili tha të dielën se është i gatshëm të dërgojë trupa britanike në Ukrainë si pjesë e një force paqeruajtëse, pas përfundimit të luftës, dhe për të kontribuar në një paqe të qëndrueshme për të parandaluar çdo mundësi për një agresion të mëtejshëm nga Rusia.

Starmer i bëri këto komente si pjesë e një nisme për të treguar se kombet evropiane duhet të kenë një rol më të madh në bisedimet për përfundimin e konfliktit në Ukrainë. Ai theksoi se nuk e ka marrë këtë vendim me lehtësi, por e konsideron të rëndësishme për të garantuar një paqe të qëndrueshme.

“Sigurimi i paqes në Ukrainë është thelbësor për të parandaluar agresionin e mëtejshëm të Putinit,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026