Berisha uron Pavarësinë e Kosovës: Është shembull për rajonin
Kosova feston sot 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Lidhur me këtë ditë të shënuar nuk ka munguar as reagimi nga lideri demokrat Sali Berisha i cili ka shprehur urimet e tij për qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët, duke e cilësuar këtë ngjarje si më të rëndësishmen pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
“Pavarësia e Kosovës është produkt i sakrificës së qytetarëve të saj dhe i vizionit të arkitektit të saj, Presidentit Ibrahim Rugova. Ai, me një strategji paqësore dhe gjenialitet politik, arriti të promovojë çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare,” u shpreh Berisha. “Kjo pavarësi pati çmimin më të lartë, qindra mijëra jetë, qindra mijëra të tjerë etnikisht të spastruar nga Kosova, njohu aparteidin dhe segregacionin, shtypjen më të egër, gjenocidin e nacionalizmit të verbër serb në mes të Kosovës”, tha Berisha.
Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të luftës çlirimtare, duke nënvizuar rolin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s si një faktor vendimtar në arritjen e pavarësisë.
Duke folur për zhvillimet e pas-pavarësisë, Berisha theksoi se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në konsolidimin e demokracisë dhe është shndërruar në një model për rajonin.
Ai kritikoi ashpër atë që e quajti “tradhti të Tiranës zyrtare” dhe bashkëpunimin e saj me Beogradin, duke shtuar se përpjekjet për destabilizim kanë dështuar.
“Kosova u përball këto vite me një tradhti të Tiranës zyrtare, bashkërendim të saj me Beogradin, përpjekje për destabilizim dhe të gjitha këto dështuan dhe faktikisht sot Kosova është frymëzim për të gjitha vendet e rajonit, për rritjen progresive të mirëqenies, për funksionimin e shtetit ligjor”.
Në fund, ai përsëriti urimet për këtë ditë të shënuar, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij akti madhor për kombin shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta