17 vjet shtet, Osmani dhe Kurti: Asgjë nuk mund të ndalë Kosovën e lirë dhe sovrane

17 Shkurt 2025 | 09:54

Krerët e shtetit në Kosovë kanë përkujtuar të hënën sakrificën shekullore të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, në kuadër të festimeve për 17-vjetorin e shpalljes së shtetit.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit, ku theksuan rëndësinë historike të kësaj dite dhe përparimin e Kosovës si shtet i lirë dhe sovran.

Osmani: Kosova e lirë dhe sovrane nuk mund të ndalet

Presidentja Osmani tha se kjo është një ditë për të shprehur mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Nuk ka asgjë që mund ta ndalë Kosovën e lirë dhe sovrane. Kjo është një ditë kur u shprehim mirënjohje të përhershme të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë – nga arkitekti i pavarësisë, presidenti historik, e deri te komandanti legjendar Adem Jashari dhe çdo qytetar i Kosovës që ka sakrifikuar për këtë ditë historike. Do të ecim përpara, sepse Kosova është dhe do të mbetet një republikë e lirë, e pavarur dhe e përjetshme. Urime!”, u shpreh Osmani.

Kurti: Ekonomia është trefishuar, Kosova është shembull për siguri

Ndërkohë, kryeministri Kurti vlerësoi arritjet e Kosovës në aspektin ekonomik dhe atë të sigurisë, duke theksuar përparimin e bërë në këto 17 vite.

“Dimër i ftohtë, por zemrat e ngrohta teksa festojmë 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës – një shtet sovran, demokratik, me integritet territorial, progres social dhe rritje shembullore ekonomike. Ekonomia jonë është trefishuar krahasuar me 17 vite më parë, ndërsa Kosova sot është shembull për siguri, jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë, duke garantuar të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha Kurti.

Festimet për 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës po shoqërohen me aktivitete të shumta në të gjithë vendin, ndërsa krerët shtetërorë përsëritën angazhimin e tyre për një Kosovë të qëndrueshme dhe të zhvilluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026