Shtyhet me 3 vite kompensimi i pronave, 21.2 mld lekë deri në 2028-ën

18 Shkurt 2025 | 14:11

Agjencia e Trajtimit të Pronave do të vazhdojë të shqyrtojë dosjet deri në vitin 2027, ndërsa procesi i kompensimit të pronarëve pritet të mbyllet në fund të vitit 2028.

Ndryshimet ligjore janë votuar me 78 vota pro dhe një kundër në parlament, pas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë për të shtyrë afatin me 3 vite të tjera.

Me ligji fillestar të vitit 2015, përcaktohej mbyllja e procesit për 10 vite, pra deri në vitin 2025, por ai u ngadalësua për shkak të numrit të madh të dosjeve dhe çështjeve gjyqësore.

Deri më sot, ATP ka ekzekutuar 794 vendime me një vlerë prej 7,8 mld lekësh, dhe ka shpërndarë nga nga fondi fizik, 713 ha me një vlerë financiare të llogaritur në 1,5 mld lekë.

Numri i vendimeve të ekzekutura është i vogël në raport me 26 mijë dosjet që kanë çuar ish-pronarët, ndërsa për vitet e mbetura fondi i kompensimit arrin në 21.2 mld lekë, i ndarë në 4 vite buxhetore.

Hartuesit e ligjit, deklarojnë se shtyrja e afateve do t’u japë qytetarëve mundësinë që kërkesat e tyre të trajtohen në rrugë administrative nga ATP, duke shmangur vonesat e gjata që lindin në proceset gjyqësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026