Nëntë ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, KQZ larg numërimit të votave të diasporës

18 Shkurt 2025 | 21:01

Edhe pse kanë kaluar nëntë ditë nga dita e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)  në Kosovë ende nuk e di datën se kur do të nisë procesi i numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Ndërsa, sa i përket votave me kushte dhe votave të personave me aftësi të kufizuara, ai tha se do të fillojë pasi të përfundoj procesi i numërimit të votave të rregullta në qendrat komunale të numërimit.

“Numërimi i votave nga jashtë Kosovës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta do të fillojë pas përfundimit të numërimit në qendrat komunale të numërimit dhe pasi të bëhet procesi i vlerësimit të tyre nga ana e shërbimit votues të KQZ-së. Unë nuk do të përmend një datë, por në momentin kur të jetë gjithçka gati sigurisht se do t’ju njoftojmë”, tha ai.

Ai ka thënë se po bëjnë përpjekje maksimale që sa më shpejt që është e mundur t’i përfundojë i gjithë procesi në mënyrë që të arrihet deri tek shpallja e rezultatit përfundimtar.

Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026