Trump e quajti diktator, Zelensky reagon për marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në
Volodymyr Zelensky thotë se paqja në Ukrainë mund të jetë “më e besueshme” nëse krijohet së bashku me Amerikën dhe Evropën.
Presidenti i Ukrainës ka debatuar nw distancw me Donald Trump gjatë 24 orëve të fundit.
Zelenskyy ka akuzuar liderin amerikan se është kapur në “flluska e dezinformimit” të Rusisë, ndërsa Trump e ka quajtur homologun e tij ukrainas një “diktator” dhe një “udhëheqës të tmerrshëm”.
Zelenskyy nuk e përmendi drejtpërdrejt Trumpin gjatë fjalimit të tij të natës drejtuar popullit ukrainas, përkundrazi u fokusua në takimin e tij nesër me të dërguarin e Amerikës Rusi-Ukrainë, Keith Kellogg.
“Takimi ynë me gjeneralin Kellogg është caktuar për nesër dhe për ne është shumë e rëndësishme që takimi dhe puna me Amerikën në përgjithësi të jetë konstruktive”, tha ai.
“Së bashku me Amerikën dhe Evropën, paqja mund të jetë më e besueshme dhe ky është qëllimi ynë”.
Ai shtoi: “Ne po qëndrojmë të fortë në këmbët tona. Unë mbështetem në unitetin ukrainas, guximin tonë … në unitetin e Evropës dhe pragmatizmin e Amerikës”.
Presidenti amerikan Donald Trump e quajti të mërkurën Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “një diktator i pazgjedhur”, pasi ky i fundit tha se Trump po jeton në një “hapësirë dezinformimi” të shkaktuar nga Rusia. Këmbimet sinjalizojnë një përkeqësim të shpejtë të marrëdhënieve mes dy udhëheqësve, që do të ndërlikonin përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.
Trump e kritikoi ashpër zotin Zelensky në një postim në mediat sociale, duke e quajtur atë “një komedian me sukses modest”, i cili “arriti të bindte Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të shpenzonin 350 miliardë dollarë, për të hyrë në një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të kishte filluar kurrë, por një luftë që ai (Zelenskiy), pa SHBA dhe “TRUMP”, nuk do të mund ta zgjidhë kurrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West