Sekretari britanik i Mbrojtjes kundërshton Trumpin: Zelensky është si Churchill-i
Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, gjatë një vizite zyrtare në Norvegji këtë të enjte, ka nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve.
Gjatë deklaratës për mediat, Healey u ndal dhe te konflikti në Ukrainë dhe mundësia e arritjes së marrëveshjes së paqes.
“Kjo luftë filloi sepse Rusia pushtoi territorin e një shteti sovran. Lufta mund të përfundojë sot, nëse Presidenti Putin tërheq trupat e tij nga Ukraina,” tha ai.
Healey reagoi gjithashtu ndaj deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si një “diktator”. Healey e kundërshtoi këtë qëndrim, duke e konsideruar Zelenskyn si një lider të ligjshëm dhe të zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli i tij.
“Presidenti Zelensky është lideri i zgjedhur i Ukrainës dhe ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj vendit të tij,” u shpreh ai.
Healey e krahasoi situatën në Ukrainë me periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Britani, duke theksuar se “ashtu si Ëinston Churchill, Zelensky ka pezulluar zgjedhjet për shkak të gjendjes së luftës.”
Duke folur për mbështetjen e vazhdueshme të Perëndimit ndaj Ukrainës, ai tha se aleatët duhet të qëndrojnë të bashkuar.
“Detyra jonë është të mbështesim Ukrainën në luftën e saj dhe, nëse ata zgjedhin të negociojnë, t’i mbështesim edhe në atë proces,” tha Healey.
Në përfundim, ai nënvizoi se edhe për SHBA-në është jetike të arrihet një paqe e qëndrueshme.
“Është në interesin e Presidentit Trump dhe të Amerikës që konflikti të përfundojë me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West