Dita ndërkombëtare e gjuhës greke, shpallen fituesit e fotografisë më të mirë

20 Shkurt 2025 | 20:34

Në kuadër të festimit të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Greke, u shpallën fituesit e konkursit të fotografisë të organizuar nga 7 janari deri më 7 shkurt të këtij viti.

Aktiviteti u zhvillua të enjten në Ambasadën Greke, ku e pranishme ishte ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, e cila bëri me dije dhe tre fituesit e fotografisë më të mirë nga 40 konkurrentët që ishin pjesë.

 “Ambasada e Greqisë mori nismën për të organizuar një konkurs fotografie. Ky konkurs nisi më 7 janar të këtij viti dhe përfundoi me 7 shkurt. E kishim të vështirë të zgjidhnim fituesit. Dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët tanë në këtë rrugëtim dhe të gjithë ju që jeni të pranishëm”, Ambasadorja e Greqisë, Konstantina Kamitsi.

Bruna Strati me fotografinë e “Teatrit të Kukullave” mori çmimin e parë, i cili iu dorëzua nga vetë ambasadorja.

 “Falënderoj ambasadën për këtë eveniment që organizoi, ambasadoren dhe të gjithë stafin për këtë event dhe shumë evente të tjera. Këtë pjesëmarrje e bëra me shumë dashuri dhe nuk është rastësi sepse prejardhja ime është greke, dhe origjina nuk mund  të mohohet. Jam lindur dhe rritur në Shqipëri por rrënjët janë greke dhe për këtë jam krenare”- Bruna Strati, fotografe.

Ndërkohë në vend të dytë u rendit Llazar Marolli me fotografinë e “Muzeut Kombëtar I Fotografisë Marubi në Shkodër.

“Ju falenderoj për çmimin, ishte kënaqësi të merrja pjesë në konkurs. Kam qenë dashamirës I kulturës greke dhe në aktivitete të tjera. Faleminderit”, Llazar Marolli, Fotograf.

Ndërsa çmimin e tretë me pikë të barabarta e morën Vasilika Kotriklla me fotografinë e Kinemasë Majestik Imperial në Korçë dhe  Merita Rumano me kolazhin fotografik librash shkencorë me prejardhje greke mbi një tavolinë.

 “Faleminderit për këtë nismë. Ishte kënaqësi që të dilja me nxënësit e mi në  Korçë, dhe të bëjmë fotografi që kanë element edhe shqiptarë edhe grekë. Dhe në këtë mënyrë të gjejmë ato element të përbashkët që afrojnë Shqipërinë me Greqinë” –tha Vasilika Kotriklla, fotografe.

Fotografitë u përzgjodhën në bazë të kompletimit të kritereve fotografike dhe estetike, si dhe për nga përmbajtja e tyre ndërsa të pranishëm në aktivitet ishin edhe Drejtuesi I Zyrës për Shqipërinë në Fondacionin Grek të Librit dhe Kulturës dhe drejtuesi I zyrës së Diplomacisë Publike në Ambasadën e Greqisë në Tiranë.

LEXONI GITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026