“Më të bukur se korçarët nuk kemi parë”, 9 fotografë grek ekspozitë në Korçë

18 Nëntor 2024 | 16:29

9 fotografë grek për 3 ditë me radhë kanë vizituar gjithë rrugicat e qytetit të Korçës për të shkrepur me aparatin e tyre momentet më emocionale e për t’i sjellë në një ekspozitë të përbashkët. Sipas tyre, Korça gjatë këtyre viteve ka pësuar ndryshime të mëdha por ajo çfarë u ka bërë përshtypje është fakti se qytetarët e kanë ruajtur identitetin e qytetit të tyre.

“Kam qenë në Korçë më parë dhe përherë më ka bërë përshtypje se këtu ka kontrast të veçantë nga njëra zonë në tjetrën. Njëra tradicionale, tjetra e zhvilluar, tjetra e varfër por qyteti bashkëpunon, ndaj kam fotografuar dhe portretet e njerëzve të thjeshtë, ata e kanë marrë vëmendjen time”, tha fotografi Yannis Krikis.

“Të shohësh njerëz që janë kaq të lidhur me njeri-tjetrin, tregon se qyteti është i lidhur. Këtë e kam parë nga fillimi kur kam ardhur dhe shkrepa një foto të tre personave, pavarësisht se ishin në distancë, flisnin e komunikonin me njeri tjetrin”, tha fotografi Yannis Valasakis.

“Më bëri përshtypje një prift korçar që në çdo rrugë që kalonte, njerëzit e takonin dhe rrinin me të. Nuk ndodh kështu në Greqi apo vendet e tjera ku kam qenë. Korça ka ndryshuar për mirë”. Tha fotografi Griogorios Moutsios.

Korçën e bëjnë tërheqëse për fotografët jo vetëm arkitektura por më shumë banorët e këtij qyteti, shprehet Athina Perka, kuratorja e kësaj ekspozite.

“Ne kemi qenë në gjithë botën por njerëz më të bukur se korçarët nuk kemi parë. Gjithë fotografët me tregonin për vajzat me veshje të bukur, për njerëzit që ishin mikpritës, për çdo rrugicë që njerëzit i ftonin brenda shtëpive të tyre. Kjo nuk ndodh askund përveç se në Korçë.”

Ky grup fotografësh të njohur grek kanë fotografuar në 63 vende të botës, duke përfshirë edhe Korçën si destinacionin e tyre të fundit. Fotografët grek më shumë se të fotografojnë ndryshimet e Korçës, në ekspozitën e tyre kanë sjellë Korçën tradicionale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026

Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë

Për dy netë me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur Festivali Kombëtar i Sazeve, ku grupe folklorike nga gjithë Shqipëria performuan këngët dhe vallet...
20:51 | 23/06/2026