Me aftësi të kufizuara, prej 25 vitesh shpërndan gazetat në Gjirokastër
Prej 25 vitesh Rushit Kusho shpërndan gazetat në qytetin e Gjirokastrës duke u përpjekur të sigurojë të ardhurat ekomomike. Për shkak të aftësisë së kufizuar në shikim ai e zgjodhi këtë punë për t’i mbijetuar disi vështirësive ekonomike me të cilat përballej familja.
“Isha i papunë nuk më dilnin të ardhurat, si person me aftësi të kufizuar u detyrova, mendova se çfarë pune mund të bëja, u punësova si shpërndarës gazetash dhe fillova punë” , tregon ai.
Me gjithë të ftohtin e dimrit apo të nxehtin e verës, Rushiti nxiton përgjatë rrugëve të kalldrëmta për të shpërndarë gazetën e ditës.
“Fillimisht e lodhshme ishte sepse unë nuk isha mësuar që të bëja lëvizje të gjata nëpër rrugët e qytetit, rrugën automobilistike, por me kalimin e kohës u mësova me këtë lëvizje”, thotë Rushiti.
Për të, t’ju sjellësh gazetën lexuesve nuk është thjesht përfitim ekonomik, por edhe diçka e veçantë për të informuar për ngjarjet dhe shkrimet me tematika të ndryshme që botohen në faqet e medias së shkruar.
Përgjatë punës si shpërndarës gazete gjithmonë ai ka fituar respektin e lexuesve të cilëve ju sjell rregullisht shtypin e shkruar.
“Nga komunikimi me njerëzit jam jashtëzakonisht i kënaqur, qoftë në mënyrën e komunikimit, qoftë në mënyrën e respektit. d.m.th atë respekt unë e kam ndierë dhe e ndiej prej 24 vitesh”, shprehet ai.
Rushiti e shikon me keqardhje rënien e tregut të medias së shkruar dhe mbylljen e shumë gazetave.
Puna e shpërndarësit të gazetave në Gjirokastër ka një traditë të veçantë e lidhur edhe me historikun e medias së shkruar në qytetin e gurtë.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet