“I bëtë mish për top”, Koka debat me Hodaj: Nxjerr mesazhin drejtuar administratës
Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar takimin e mbajtur sot në sheshin “Skënderbej” të kryeministrit Rama me punonjësit e Bashkisë, të cilin ai e ka cilësuar të panevojshëm.
Koka tha se punonjësit e bashkisë së Tiranës janë trajtuar si “mish për top”, ndërsa shtoi se gjithë administrata ka qenë e detyruar të shkojë në këtë takim, pasi u ka shkuar një e-mail.
Julian Hodaj, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës tha se ai nuk ishte në dijeni të këtij mesazhi.
Pjesë nga debate në studio:
Bledian Koka: Specifika e vetme është se këtu kryetari i bashkisë është në burg. Unë besoj se shteti ka institucione, bashkia ka nënkryetar, ka katër copë, ka këshill bashkiak.
Julian Hodaj: Qeveria nuk është arbitër që të rrijë neutral ndaj pushtetit vendor.
Bledian Koka: Kush e tha këtë? Por edhe ta shpërdorojë , duke i përdorur si mish për top duke i nxjerrë aty jo! Që në momentin që ti jep urdhër (lexon mesazhin) “Ju do të jeni secili me stafet tuaja përgjegjëse, e do të jeni përgjegjës për to, sipas numrit të dërguar nga IDA, disa prej institucioneve u lutem të jenë të pranishëm me gjithë uniformën…”, për çfarë duhet uniforma aty?
Julian Hodaj: Unë nuk e di çfarë po lexon.
Bledian Koka: Po lexoj pamfletet që çoni ju, e ke edhe ti në telefonin tënd.
Julian Hodaj: Do të shikosh telefonin tim?
Bledian Koka: Jo, telefonin dorëzoje atje ku duhet ta dorëzoni. Ky ëshë një e-mail që i ka shkuar gjithë administratës.
Julian Hodaj: Unë nuk e di nëse është i vërtetë mesazhi, por edhe sikur, ku është herezia këtu?
Bledian Koka: Asgjë juve ju duket çdo gjë normale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta