“Bashkia në moment delikat”, nënkryetari i këshillit bashkiak për “mitingun” e Ramës
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak te Tiranës, Julian Hodaj e cilësoi mbledhje me punonjësit e bashkisë takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme në sheshin ‘Skënderbej’.
Sipas tij, punonjësit e bashkisë kanë nevojë të motivohen për të vazhduar punën në kushtet kur kryetarit i është privuar e drejta për ta drejtuar institucionin.
“Bashkia është në një moment delikat ku kryetari është i privuar nga e drejta për ta drejtuar bashkinë dhe është nevoja që e gjithë struktura të ndihet e motivuar të ecë përpara, mekanizmi është, bashkia mund ta vazhdojë punën shumë vite edhe pa titullarin, por kanë nevojë për një motivim për të vazhduar punën. Edhe ata kanë nevojë t’u shpjegohet diçka dhe kanë nevojë të ndihen të vlerësuar për atë që bëjnë në bashki… E drejtë është edhe kritika e kryeministrit që nuk ka nevojë të shfaqet mbështetja në atë formë para SPAK, edhe pse ata dolën se ndihen të sulmuar te lidershipi”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës: Sfidë, më gjeni një shkollë kur këneta…
- Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës: Organet e drejtësisë s’janë të pagabueshme
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda