Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës: Organet e drejtësisë s’janë të pagabueshme

20 Shkurt 2025 | 17:09

Kryemnistri Edi Rama ishte këtë të enjte në një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Në nisje të takimit para punonjësve të Bashkisë së Tiranës, u shfaqen pamjet të ndryshimit të kryeqytetit ndër vite, ndërsa duke iu referuar pamjeve, Rama tha se gjatë qeverisjes së tij, siç është ndryshuar Tirana është transferuar edhe drejtësia. Ai shtoi se i bashkohet qëndrimit të atyre që shkuan të protestonin para SPAK, por tha se ajo sjellje nuk duhet përsëritur, pasi gjithsesi edhe drejtësia sipas tij “nuk ka si të jetë e pagabueshme”.

“Të dashur punonjës të Bashkisë së Tiranës, e kërkova këtë mbledhje, pasi gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush por edhe mes shumë të tjerësh, njerëz të prekur, njerëz të zhgënjyer, të dëshpëruar. Disa prej jush dolën edhe para prokurorisë speciale për të protestuar ditën që kryetari i bashkisë u fut në burg pa gjyq. Ai ishte një gabim që nuk duhet të përsëritet më.

Secili prej jush përfaqëson një skuadër të madhe, një pushtet autonom dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të shfaqet para një pushteti tjetër. Unë nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, mbahet sot në burg me statusin e të dyshuarit dhe ende jo me atë të pandehurit apo të fajtorit.

E transformuam Tiranën nga një ferr mbi tokë në një qytet evropian me kurajo dhe me mundime shumë të mëdha, ashtu kemi vendosur të transformojmë dhe drejtësinë në Shqipëri. Siç shembëm ngrehinat në Tiranë, ashtu kemi shembur arkitekturën e vjetër të drejtësisë me reformën në drejtësi dhe me vettingun kemi pastruar një pjesë të rëndësishme të sistemit të kalbur të drejtësisë, të trashëguar nga ata që trashëguam edhe Tiranën e 25 viteve më parë”,-tha Rama.

LEXOI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026