EMRI| Autor i tre vjedhjeve në Durrës, arrestohet 43-vjeçari

21 Shkurt 2025 | 13:38

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 43-vjeçarin Pavli Paco, i dyshuar si autori i tre vjedhjeve të kryera gjatë javës së fundit në banesa dhe biznese në qytet.

Shërbimet policore organizuan operacionin për identifikimin dhe arrestimin e tij. Hetimet zbuluan se më 14 shkurt 2025, ai kishte vjedhur disa pajisje në një biznes në lagjen nr. 18, ndërsa më 19 shkurt kishte kryer dy vjedhje të tjera, duke thyer xhamin e një automjeti për të marrë vegla pune në lagjen nr. 1 dhe duke grabitur një banesë në Porto Romano.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të verifikuar nëse 43-vjeçari ka qenë i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026