Lëvizte i armatosur, arrestohet në Vlorë personi me rrezikshmëri të lartë (Emri)

19 Shkurt 2025 | 18:04

Drejtori i Policisë Vlorë, Drejtues Eldion Çela tha në një konferencë për shtyp se gjatë një operacioni të koduar “Danger”,  për kapjen e personave me rrezikshmëri të theksuar shoqërore që qarkullojnë me armë zjarri, u bë e mundur që në lagjen “Pavarsia”, pranë Lungomares, të kapej një person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i cili lëvizte i armatosur.

Çela tha se bazuar në informacionet e inteligjencës policore dhe pas një operacioni të mirëkoordinuar, shërbimet operacionale bënë të mundur lokalizimin, neutralizimin dhe kapjen e shtetasit Endrit Sadedinaj 38 vjeç, person me precedentë penalë të theksuar, i arrestuar dhe i hetuar më parë nga autoritetet e huaja për vepra penale të rënda në fushën e krimeve kundër personit.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me një karikator me municion luftarak.

Endrit Sadedinaj, në momentin që pa shërbimet e Policisë, tentoi të largohej dhe u ka drejtuar armën e zjarrit shërbimeve të Policisë, por s’ka mundur të qëllojë apo të largohet. Pas ndërhyerjes së policisë është bërë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij.

Sipas informacioneve Endrit Sadedini Pak vite më parë i kanë vënë një sasi tritoli në hyrjen e një garazhdi pranë banesës së tij. Dyshohet gjithashtu se ai është i përfshirë në aktivitetin kriminal të drogës me aktivitet kriminal edhe jashtë vendit kryesisht në Belgjikë apo Spanjë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026