Gjykata Speciale në Kosovë liron me kusht Sabit Jonuzin dhe Ismet Bahtijarin
Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekaterina Trendafilova, ka marrë vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit më 21 shkurt, duke përmendur që ata kanë plotësuar kriterin për modifikim të dënimit, meqë i kanë vuajtur dy të tretat e dënimit me burgim.
Më 4 shkurt të këtij viti, Januzi dhe Bahtijari janë dënuar me nga dy vjet burgim, duke u shpallur fajtorë për pengim të drejtësisë, më konkretisht frikësim të dëshmitarëve. Në dënim u është llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim.
Të dy janë arrestuar më 5 tetor 2023.
Gjykata Speciale – institucion që funksionon sipas ligjeve të Kosovës, por selinë e ka në Hagë të Holandës – e ka marrë këtë vendim pas një marrëveshjeje të fajësisë që ka arritur Prokuroria e Specializuar me të akuzuarit.
Në vendimin për dënimin e këtyre dy personave nuk është bërë e ditur se për cilët dëshmitarë bëhet fjalë, apo për cilin rast gjyqësor.
“Kryetarja konstatoi se, megjithëse veprat penale për të cilat z. Januzi dhe z. Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë, ekzistonin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tyre”, është thënë në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Speciale.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West