I qetë e i buzëqeshur, momenti kur RENEA shoqëron në Policinë e Tiranës Safet Bajrin
Një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shkodër, Safet Bajri, është arrestuar këtë të premte nga Forcat RENEA. Euronews Albania ka siguruar dhe momentin kur forcat speciale shoqërojnë Bajrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Teksa është me duar në pranga dhe i rrethuar nga efektivët e armatosur, Bajri shihet mjaft i qetë dhe herë pas here i buzëqesh kamerave.
Sipas avokatëve të Safet Bajrit, ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklaratë në Policinë e Shkodrës, por pas mbërritjes në polici, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do të bëhet në Tiranë. Mbrojtja konfirmon lëshimin e një urdhër-arresti, por nuk sqaron akuzat që rëndojnë mbi Safet Bajrin.
Avokatët pranojnë se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së klientit të tyre.
Kontrollet lidheshin me masakrën e Dobraçit ku u vranë 4 persona, mes tyre 2 të pafajshëm.
Më 30 tetor 2024, në zonën e Dobraçit, persona ende të paidentifikuar qëlluan nga një makinë drejt makinës, tip Benz S-Class, ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe një person i tretë. Nga të shtënat, makina që drejtohej nga Hamza Lici, 23 vjeç, humbi kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonin dy qytetarë, çifti Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët humbën jetën. Ndërsa Arlind Bushati humbi jetën, po atë ditë, pak orë më pas në spital.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta