Papa Françesku mund të japë dorëheqjen nëse shëndeti i tij përkeqësohet

21 Shkurt 2025 | 16:17

Papa Françesku mund të konsiderojë dorëheqjen nëse shëndeti i tij përkeqësohet ndjeshëm dhe e pengon të përmbushë detyrat e tij si kreu i Kishës Katolike. Deklarata është bërë nga kardinali Gianfranco Ravasi, i cili tha se Papa ka një natyrë luftëtare, por mund të dëshirojë të qëndrojë në detyrë të paktën deri në jubileun e këtij viti.

Ati i Shenjtë, 88 vjeç, u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt, ku po trajtohet për pneumoni të dyfishtë. Sipas Vatikanit, gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet dhe ai ka vijuar të punojë nga dhoma e tij në spital.

Gjendja e Papës ka shkaktuar spekulime për një dorëheqje të mundshme, ndonëse ai vetë e ka cilësuar këtë mundësi si një “hipotezë të largët”. Nëse ndodh, ai do të ndiqte shembullin e paraardhësit të tij, Papa Benedikti XVI, i cili u tërhoq nga detyra në vitin 2013 për arsye shëndetësore, duke u bërë Papa i parë në 600 vjet që jepte dorëheqjen.

Sipas ligjit të Kishës Katolike, çdo dorëheqje papnore duhet të bëhet në mënyrë të lirë dhe pa presion të jashtëm. Për momentin, Vatikani nuk ka dhënë ndonjë shenjë zyrtare se Papa Françesku po shqyrton këtë opsion.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026