Përplasen dy makina në fshatin Dragostunjë, plagosen dy persona
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në fshatin Dragostunjë, ku dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Sipas burimeve nga vendngjarja, mjeti tip Hyundai me targë AB 442 PG, i drejtuar nga shtetasi Edmond Terova, është përplasur me një automjet tjetër me targë AA 710 BV, që drejtohej nga Klevis Jaupaj.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërës prej makinave dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin Hyundai kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat në të cilat ndodhi përplasja. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar nëse aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë, kushteve të rrugës apo ndonjë faktori tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta