Nëna 14-vjeçare: Edhe 2 motrat u martuan nga 12-vjeçe, lindën fëmijë…
Pesë muaj më parë, Dritson Kurti, 21-vjeç, pjesëtar i komunitetit rom u prangos, pasi bashkëjetuesja e tij, vetëm 13-vjeçe solli në jetë foshnjën e tyre të parë.
Në Gjykatën e Korçës ka nisur prej dy javësh çështja gjyqësore në ngarkim të Dritson Kurtit. Gjatë dhënies të pretencës, prokurorja Ledjana Shkurti kërkoi 25 vite burgim për 21-vjeçarin, të cilin e akuzon për “marrëdhënie seksuale me te mitur”.
Në seancën e radhës mbrojtësi ligjor, i caktuar nga gjykata do të kërkojë lirimin e Dritson Kurtit me argumentin se ‘ka detyrime prindërore dhe familjare’.
E mitura, Adeljada ishte këtë të premte e ftuar në “People” në Euronews Albania ku tha se që në fillim e kishte ditur moshën e Dritsonit, por kishte dëshirë të martohej me të.
Ajo tha gjithashtu se edhe dy motrat e saj më të mëdha, njësoj si ajo ishin martuar kur ishin 12 vjeçe ndërsa fëmijën e parë e kishin lindur në moshën 13-vjeçare.
“Jemi 6 fëmijë. Unë jam e treta, kam dy motra më të mëdha njëra 19 dhe tjetra 18. Motra e madhe u martua 12-vjeçe lindi 13, tani ka tre vajza. E dyta edhe ajo u martua 12 vjeçe, 13 vjeçe lindi tani ka dy djem . Edhe unë 13 vjeçe e gjysmë linda”,-tha 14-vjeçarja.
E pyetur nëse ka shkuar në shkollë, ajo u përgjigj se jo, ka vajtur vetëm dy muaj.
“Kam shkuar vetëm dy muaj. Nuk e kam bërë se ne nuk rrimë në një vend, kemi qenë në Elbasan, Milot, Shëngjin, Kosovë, nuk rrimë në një vend. As me qejf nuk e kam pasur shkollën”.
E pyetur nëse e dinte moshën e Dritonit, ajo tha se e ka ditur. Në kohën kur ajo e ka njohur ai ishte 20 vjeç.
“U martuam direkt. Kisha dëshirë, se edhe motrat e mia aq janë martuar”,-tha Adeljada.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta