“Je i rrethuar!” Topalli: Safet Bajri ra në grackën e policisë, Dobraçi u blindua
Gazetarja Aida Topalli ishte këtë të shtunë e ftuar në Euronews Albania ku ka folur për arrestimin e Safet Bajrit, i akuzuar për vrasjen e xhaxhait të rivalit të tij Ibrahim Lici.
Sipas gazetares, Bajri nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë të cilat kishin rrethuar banesën e tij dhe Dobraçin, por atij i është thënë se duhet të paraqitet në drejtorinë vendore të policisë për të dhënë një mostër ADN-je.
“Policia e Shkodrës në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit, kanë organizuar një operacion për rrethimin e banesës së Safet Bajrit dhe për lagjen Dobraç. Pas kësaj punonjësi i policisë së zonës, ka shkuar në banesën e Safet Bajrit dhe i ka dërguar një fletë-thirrje nga drejtoria vendore e policisë Shkodër për tu paraqitur për të dhënë një profil ADN-je.
Nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga ana e Safet Bajrit. Ai ka thënë “sapo të marr një xhup dhe do të vi”. Kjo mund të ketë qenë një grackë e ngritur nga ana e policisë, që shpesh me persona që kanë një rrezikshmëri të caktuar përdorin metoda të tilla. Safet Bajrit i është thënë se ai duhet të paraqitet në drejtori sepse është i rrethuar dhe me dëshirë apo me forcë kjo do të ndodhte. Kur flasim për rrethime, flasim për operacione ku marrin pjesë shumë forca. Ka patur një rrethim të Dobraçit”,-tha Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta