SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Safet Bajrit, urdhërarrest për Astmer Bilalin
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar ku shpjegon arsyet e arrestimit të Safet Bajrit.
Sipas SPAK, ai, së bashku me Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin, dyshohen për vrasjen e Fatbardh Licit, i afërm i Ibrahim Licit ndërsa më datë 21.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurisë për personat nën hetim Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Safet Rustemi Bajri.
Sipas SPAK, dyshohet se vrasja e Fatbardh Lici-t në gusht të vitit 2018 ndodhi si pasojë e dyshimeve të Behar Bajrit, Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit se Ibrahim Lici ishte përgjegjës për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana në korrik të po atij viti.
Në këtë ngjarje humbi jetën edhe bashkëjetuesja e ish-policit Boran Bërçana, Silvi Ndoci, pasi ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash.

“Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në Shkodër në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se personat nën hetim – Behar Bajri, Aastmer Bilali dhe Safet Rustemi Bajri – kanë planifikuar, organizuar dhe kanë ekzekutuar më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici, i afërm i shtetasit Ibrahim Lici. Motivi i vrasjes dyshohet se lidhet, ndër të tjera, me akuzat që shtetasi Behar Bajri i ka bërë Ibrahim Licit për vrasjen e të njohurit të tij, Boran Bërcana”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Njoftimi i plotë i SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 112 të vitit 2019, ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues.
Gjykata e Posaçme, me vendimin nr. 12, datë 17.02.2025, ka vendosur:
– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg“, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim Behar Bajri, Aastmer Bilali dhe Safet Rustemi Bajri., të dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit – atë të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës F.L.; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në Shkodër në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se personat nën hetim – Behar Bajri, Aastmer Bilali. dhe Safet Rustemi Bajri. – kanë planifikuar, organizuar dhe kanë ekzekutuar më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici, i afërm i shtetasit Ibrahim Lici. Motivi i vrasjes dyshohet se lidhet, ndër të tjera, me akuzat që shtetasi Behar Bajri i ka bërë Ibrahimi Licit për vrasjen e të njohurit të tij, Boran Bërcana.
Më datë 21.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurisë për personat nën hetim B.B., A.B. dhe S.R.

Prokuroria e Posaçme falënderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë