Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve
Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim me gjashtë flamuj gjermanë mes të cilëve ka shkruar thjesht “AfD” (Alternativë për Gjermaninë).
Nesër mbahen zgjedhjet parlamentare në Gjermani dhe Musk ka shprehur më herët mbështetjen për AfD-në.
“Është shumë e rëndësishme që njerëzit në Gjermani janë krenarë që janë gjermanë,” tha Musk së fundmi në një adresë video-lidhjeje në një tubim të AfD në Halle an der Saal , duke vënë në dukje se kultura gjermane daton “mijëra vjet” dhe se perandori romak Julius Caesar ishte “i impresionuar” nga shpirti luftarak i fiseve gjermane.
Musk tha se qeveria aktuale federale gjermane nuk është e interesuar për “shëndetin dhe mirëqenien e popullit gjerman” dhe se në vend që të adresojë këto çështje, “qeveria po shtyp në mënyrë agresive lirinë e shprehjes”.
Më pas ai i bëri thirrje AfD-së që të luftojë për të drejtën e Gjermanisë për një vetëvendosje më të madhe dhe më pak ndikim nga Brukseli dhe vlerësoi se bashkëkryetarja e AfD-së Alice Weidel do të ishte një kancelare shumë e mirë gjermane.
Siç tha ai, AfD ka mbështetjen e plotë të administratës Trump.
🇩🇪🇩🇪🇩🇪 AfD! 🇩🇪🇩🇪🇩🇪
— Elon Musk (@elonmusk) February 22, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje