17-vjeçari shqiptar merr medaljen e artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave të Reja
Një sukses historik për Shqipërinë! Orges Ibi, 17-vjeçari nga Korça, është bërë shqiptari i parë që fiton medaljen e artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave të Reja.
Ai arriti pikët maksimale në këtë kompeticion prestigjioz, i cili përfshin disiplina si matematika, kimia dhe kodimi, duke triumfuar mes mbi 160 konkurrentëve nga e gjithë bota.
“Ky ishte një kompeticion ndërkombëtar, dhe fakti që arrita të fitoj medaljen e artë më bën të ndihem krenar. Pata mundësinë të njihem me të rinj nga vende të ndryshme dhe të testoj aftësitë e mia”, u shpreh Orgesi pas fitores.
Babai i tij, Bashkim Ibi, shprehet i lumtur për arritjen e të birit, duke theksuar se tashmë Orgesi ka marrë ftesa për të vizituar disa prej universiteteve më të mira në New York, një mundësi e madhe për të ardhmen e tij.
Ndërkohë, në Korçë, mbi 40 të rinj po aftësohen çdo ditë në programim dhe shkenca të reja, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme zhvillimit teknologjik në juglindje të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta