10 artistë nga Italia dhe Ballkani sjellin ekspozitën mbi artin digjital në Tiranë

24 Shkurt 2025 | 20:57

10 artistë nga Italia dhe Ballkani, përmes instalacioneve, fotografive dhe pikturave sjellin ndikimin e dixhitalizimit në artin bashkëkohor në një ekspozitë në Galerinë “GOCAT”.

E kuruar nga Spazio Taverna, “aDigital Perspective”, një projekt i Instituteve Italiane të Kulturës të Beogradit, Bukureshtit dhe Tiranës e pati ndalesën e parë në kryeqytetin shqiptar.

“Kur u ftuam të mendojmë për ekspozitën mbi artin digjital, sigurisht çdokush kishte në mendje kripto dhe inteligjencën artificiale por menduam të bëjmë një antiekspozitë. Kjo ishte sfida kryesore, të mendojmë për artistët që janë italianë dhe nga Ballkani, që janë në gjendje të hetojnë dhe eksplorojnë botën digjitale, por me mediume tradicionale, sepse arti bashkëkohor nuk ka të bëjë me se si e bën diçka, por çfarë mendon dhe cili është mesazhi që kërkon të përcjellësh”, tha Marco Bassan, themelues i Spazio Taverna.

Artistët e përzgjedhur janë të njohur në skenën e artit bashkëkohor ndërkombëtar.

“Diferencat më të mëdha vijnë nga background i tyre. Artistët italianë janë më të fokusuar në kërkimet mbi historinë e artit dhe interpretimin e historisë përmes lenteve të botës digjitale. Ndërkohë, në botën ballkanike, çdo gjë është më sociale, më politike dhe artistët shohin në botën digjitale në një mënyrë sfiduese.”, shtoi Bassan.

Nisma është pjesë e një projekti më të gjerë të diplomacisë kulturore, e cila synon forcimin e lidhjeve mes Italisë dhe vendeve ballkanike, përmes artit bashkëkohor.

“aDigital Perspective” do të qëndrojë e hapur deri më 31 mars dhe më pas do të udhëtojë në qytete të tjera si Beograd, Bukuresht dhe Prishtinë duke propozuar një reflektim të përbashkët mbi të ardhmen e digjitales në panoramën artistike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026