Musk i përgjigjet peticionit për t’i hequr nënshtetësinë: Kanadaja jo vend i vërtetë

25 Shkurt 2025 | 10:19

Kreu i Departamentit Amerikan të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), Elon Musk, iu përgjigj një peticioni me mijëra nënshkrime nga kanadezët që kërkonin që t’i hiqej shtetësia kanadeze duke postuar në X se Kanadaja nuk është një “vend i vërtetë”.

Më parë, më shumë se 160,000 kanadezë nënshkruan një peticion në internet duke kërkuar që Musk, i cili është shtetas kanadez që nga viti 1989, t’i hiqet shtetësia për ndërhyrje në zgjedhjet kanadeze dhe veprim kundër interesave të vendit.

Një peticion për t’i hequr nënshtetësinë kanadeze Musk, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka shprehur vazhdimisht publikisht dëshirën e tij që Kanada të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, u nis në Dhomën e Komunave nga Qualia Reid nga British Columbia.

Peticionet, si ai i nisur për t’i hequr shtetësinë Musk-ut, kërkojnë 500 ose më shumë nënshkrime që të miratohen për t’u paraqitur në Dhomën e Komunave të Kanadasë dhe potencialisht të marrin një përgjigje zyrtare nga qeveria.

Musk, i cili ka lindur në Afrikën e Jugut dhe drejton kompani amerikane duke përfshirë Tesla, SpaceX dhe Platform X, ka nënshtetësi kanadeze përmes nënës së tij Maya Musk, dhe në administratën Trump ai drejton Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë.

Peticioni për t’i hequr nënshtetësinë Musk, i paraqitur më 20 shkurt, e akuzon atë, si aleat i Trump, “përfshirje në aktivitete që janë në kundërshtim me interesin kombëtar të Kanadasë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin mbrëmjen e së shtunës, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day”...
08:05 | 26/07/2026

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026