Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

22 Shkurt 2025 | 13:16

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim me gjashtë flamuj gjermanë mes të cilëve ka shkruar thjesht “AfD” (Alternativë për Gjermaninë).

Nesër mbahen zgjedhjet parlamentare në Gjermani dhe Musk ka shprehur më herët mbështetjen për AfD-në.

“Është shumë e rëndësishme që njerëzit në Gjermani janë krenarë që janë gjermanë,” tha Musk së fundmi në një adresë video-lidhjeje në një tubim të AfD në Halle an der Saal , duke vënë në dukje se kultura gjermane daton “mijëra vjet” dhe se perandori romak Julius Caesar ishte “i impresionuar” nga shpirti luftarak i fiseve gjermane.

Musk tha se qeveria aktuale federale gjermane nuk është e interesuar për “shëndetin dhe mirëqenien e popullit gjerman” dhe se në vend që të adresojë këto çështje, “qeveria po shtyp në mënyrë agresive lirinë e shprehjes”.

Më pas ai i bëri thirrje AfD-së që të luftojë për të drejtën e Gjermanisë për një vetëvendosje më të madhe dhe më pak ndikim nga Brukseli dhe vlerësoi se bashkëkryetarja e AfD-së Alice Weidel do të ishte një kancelare shumë e mirë gjermane.
Siç tha ai, AfD ka mbështetjen e plotë të administratës Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë. Macron foli me presidenten...
14:25 | 25/06/2026

Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)

Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje...
14:19 | 25/06/2026

Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura

Kombet e pasura me shkallën më të lartë të emigracionit gjatë 35 viteve të fundit përfituan një përfitim të madh ekonomik dhe shumë prej tyre...
13:52 | 25/06/2026