Trump: 5 milionë dollarë për nënshtetësinë amerikane, shans edhe për oligarkët rusë
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka në plan të ofrojë të ashtuquajturën “letra e artë”, që do t’u garantojë aplikantëve të pasur të blejnë nënshtetësinë amerikane për 5 milionë dollarë, duke zëvendësuar vizën e investitorit, që ka ekzistuar për 35 vjet.
Duke përshkruar njerëzit që ai dëshiron të aplikojnë, Trump tha gjatë një konferencë në Dhomën Ovale se, ata do të jenë të pasur dhe të suksesshëm.
“Ata do të shpenzojnë shumë para, do të paguajnë shumë taksa dhe do të punësojnë shumë njerëz. Kjo do të jetë një skemë shumë e suksesshme”, deklaroi Trump.
I pyetur nëse oligarkët rusë do të mund të aplikojnë për “letrën e artë”, Trump tha se “po”. “Po, ka mundësi. Njoh disa oligarkë rusë që janë njerëz shumë të mirë”, vijoi Trump.
Sipas sekretarit amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, “letra e artë” e Trump synon të zëvendësojë brenda dy javësh vizat e njohura si “EB-5”.
Këto të fundit u krijuan nga Kongresi në vitin 1990 për të gjeneruar investime të huaja dhe janë në dispozicion të personave që shpenzojnë rreth 1 milion dollarë në një kompani që punëson të paktën 10 persona në Shtetet e Bashkuara.
Lutnik sqaroi se “letra e artë”, që do të funksionojë ngjashëm me “letrën e gjelbër”, do të rrisë çmimin e pranimit për investitorët dhe eliminojë shkeljet dhe abuzimet që ofron sipas tij programi “EB-5”.
Sekretari i Tregtisë shtoi se aplikantët për “letrën e artë” do t’i nënshtrohen vetingut për të verifikuar statusin e tyre, por nuk dha detaje për mënyrën se si do të përcaktohen standardet.
Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës
Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
- 13:22 Ake do të largohet nga Manchester City për t’u bashkuar me Fenerbahcen
- 13:05 Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)
- 13:04 Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme
- 12:48 Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike
- 12:48 Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë
- 12:37 Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës