Zbardhet ngjarja e djegies së automjetit në Durrës, vihet në pranga autori 32 vjeçar
Policia e Durrësit ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të djegies së një automjeti dy javë më parë. Në kuadër të hetimeve, në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar shtetasin Emilian Basha 32 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se më 13 shkurt 2025, në lagjen nr.10 të qytetit, ka djegur automjetin e shtetasit me iniciale G. Gj.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia ka gjetur një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa 32-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni