Rama: S’rrimë pa folur kur gjykata bëhet palë me prokurorinë për arrestime pa gjyq

26 Shkurt 2025 | 18:11

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e së mërkurës një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Tiranë ku foli sërish për SPAK dhe GJKKO nisur nga arrestimi 2 javë më parë i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Rama tha se arrestimi pa gjyq është i paligjshëm dhe këtë e  vërtetoi Gjykata e Strasburgut një ditë më parë me vendimin në favor të ish-drejtorit të TVSH të arrestuar nga SPAK disa kohë më parë.

Sipas kryeministrit, kjo është një kambanë alarmi për gjykatësit që nuk duhet të bëhet palë me prokurorinë dhe të japin masa arresti për njerëz që janë vetëm të dyshuar, jo të pandehur.

“Arrestim i pa gjyq është i paligjshëm, mjafton të shohësh këtë vendim të Strasburgut për të kuptuar sa shumë arrestime të paligjshme do paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Pse duhet ta fusësh në burg? Për të treguar se je i fortë apo për të treguar se gjykata dhe prokuroria janë e njëjta gjë si në komunizëm? Është një kambanë alarmi për gjykatësit që janë aty për të qenë të paanshëm jo për të mbajtur anën e prokurorit dhe gjykatës që bëjnë marrëveshje apo kanë frikë nga ai dhe bien dakord të fusin njerëz pa gjyq në burg. S’ke pse e merr tjetrin peng, se nuk i ke ngritur akuzë si i pandehur”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026

Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e...
18:34 | 28/06/2026