Policia në Holandë arreston 6 adoleshentë për tentativë vrasjeje të një 11-vjeçari

27 Shkurt 2025 | 13:26

Policia holandeze ka arrestuar gjashtë adoleshentë si pjesë e një hetimi për tentativën e vrasjes së një djali 11-vjeçar, raportojnë mediat holandeze.

Personat e arrestuar janë të moshës nga 12 deri në 16 vjeç, tha policia, duke shtuar se disa prej tyre janë dorëzuar vetë në polici dhe se janë akuzuar për tentativë vrasje dhe posedim të armëve të zjarrit dhe municionit, transmeton Telegraaf holandez.

Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë që për këtë rast të arrestohet edhe dikush tjetër.

Pasi një djalë i plagosur rëndë u gjet në një shtëpi në lagjen Asterlo të Roterdamit, policia nisi një hetim të gjerë duke përfshirë rreth njëzet detektivë.

Sipas policisë, djali i plagosur me armë zjarri kishte ardhur për të vizituar një shokun e tij dhe ende nuk dihen të gjitha rrethanat e ngjarjes. Djali u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Olaf Scholz pranon humbjen në zgjedhje, uron kundërshtarin për fitoren

Gjykata holandeze dënon pesë burra për dhunë ndaj tifozëve të Maccabi në Amsterdam

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026