Olaf Scholz pranon humbjen në zgjedhje, uron kundërshtarin për fitoren

23 Shkurt 2025 | 19:13

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, duke i quajtur ato një “humbje”.

Exit poll-et treguan se SPD ishte në vendin e tretë, me 16-16.5% të votave. Duke folur me mbështetësit në Berlin, Scholz thotë se është një moment “në të cilin ne duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet”.

Në zgjedhjet e mëparshme, thotë ai, partia kishte një rezultat “më të mirë” për të cilin ai ishte “përgjegjës”, duke shtuar se ky rezultat “është më i keq dhe unë jam përgjegjës edhe për këtë”.

Scholz përgëzoi ndërkohë Friedrich Merz, liderin e partisë konservatore Demokristiane, i cili rezulton i pari në sondazhe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60,000 njerëzve pranë Bordeaux, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të cilëve u është thënë të...
07:59 | 25/07/2026

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026