Pas eliminimit nga Champions, Empoli “shuplakë” Juventusit në kupë
Juventus është eliminuar nga Kupa e Italisë pas një disfate në çerekfinale ndaj Empolit. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në penallti bardhezinjtë humbën 4-2.
Askush nuk e kishte parashikuar se, pas eliminimit nga Champions League, Juventus do të largoheshin edhe nga Kupa e Italisë, duke mbetur vetëm me garën në Serie A. Mbrëmja e së mërkurës ishte një nga ato që duhet harruar për trajnerin Thiago Motta dhe lojtarët e tij, të cilët morën një shuplakë nga Empoli, ndërsa tekniku tani rrezikon seriozisht shkarkimin.
Në Allianz Stadium, tifozët e shumtë nuk ishin mjaftueshëm për të shpëtuar “Zonjën e Vjetër”, e cila, edhe pse dominonte në fushë, nuk mundi të shënonte dhe të ndalonte problemet e zakonshme kur vjen puna te rezultati. Empoli surprizoi që në minutën e 24’, kur Maleh zhbllokoi shifrat, ndërsa miqtë shpërdoruan disa mundësi të pastra shënimi. Në pjesën e dytë, Thuram, pas një lëvizjeje të bukur në zonë, u ballafaqua me portierin dhe shënoi për të barazuar rezultatin 1-1.
Më pas, nuk pati zhvillime të tjera dhe skuadrat u drejtuan drejt penalltive, ku Empoli tregoi qetësi më të madhe. Vlahovic dhe Yildiz shpërdoruan mundësitë e tyre, ndërsa shënuan Kolo Muani dhe Locatelli. Nga ana tjetër, shënuan Henderson, Kouame, Cacace dhe Marianucci. Përfundimi ishte 4-2 dhe Juventus doli jashtë kupës. Empoli do të përballet me Bolonjën, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është derbi Milan-Inter. Ky ishte kompeticioni i tretë që Thiago Motta humb dhe rrezikon të shkarkohet, pasi më parë ka dështuar në Champions League dhe në Superkupën e Italisë.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht