Kishte 1 javë në banesën me qira, detaje mbi vdekjen e 30-vjeçares në Tiranë

27 Shkurt 2025 | 15:04

Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një shtetase e huaj u gjet e vdekur brenda një apartamenti të marrë me qira. Viktima dyshohet të jetë një shtetase gjermane, rreth 30 vjeç, dhe sipas hetimeve paraprake, mendohet se ka humbur jetën më shumë se një ditë më parë.

Sipas hetimeve paraprake, viktima kishte marrë me qira apartamentin në rrugën “Gjon Muzaka” më 19 shkurt, ndërsa trupin e saj e gjeti policia pas njoftimit të pronarëve të banesës.

Policia dhe grupi hetimor kanë konstatuar plagë në trupin e saj, të shkaktuara dyshohet me një mjet prerës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se e reja ishte parë për herë të fundit në shoqërinë e një djali, por ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një partner apo një person tjetër. Ky individ dyshohet se është larguar nga apartamenti duke marrë me vete çdo gjë, ndërsa në vendngjarje është gjetur vetëm një monedhë 10 centëshe.

Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

Autoritetet kanë nisur verifikimet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po marrin në pyetje persona që mund të kenë patur kontakte me të ndjerën, për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026