Nxjerr armën dhe kërcënon policët bashkiakë, arrestohet 39-vjeçari

27 Shkurt 2025 | 10:26

Një 39-vjeçar, identifikuar si Gentjan Kërçuku, është arrestuar nga Policia e Durrësit pas një incidenti ku ai kanosi punonjësit e Policisë Bashkiake me një armë sportive, tip pistoletë. Shtetasi Kërçuku, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u prezantua si oficer i strukturave ligjzbatuese dhe kërcënoi me armë efektivët bashkiakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese”, njofton policia.

Pistoleta e sekuestruar

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026